Rusia paralajmëron luftë me NATO-n nëse Aleanca dërgon trupa ushtarake në Ukrainë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kremlini ka paralajmëruar se mund të ketë konflikt midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë, raporton Reuters.

Ky reagim ka ardhur pas një deklarate të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili s’ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave të NATO-s në Ukrainë.
I pyetur nga gazetarët se cilat do të ishin rreziqet për një konflikt të drejtpërdrejtë Rusi-NATO nëse anëtarët e NATO-s dërgonin trupat e tyre për të luftuar në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë s’flitet më për gjasa, por për pashmangshmëri, trasnmeton Express.

“Në atë rast, do të na duhet të flasim jo për probabilitetin, por për pashmangshmërinë (të një konflikti të drejtpërdrejtë)”, ka thënë Peskov.

Ndërkohë Suedia, Polonia dhe Republika Çeke janë distancuar nga dekalrimet e presidentit francez, Emmanuel Macron, duke thënë se nuk janë duke e konsideruar dërgimin e trupave në Ukrainë./Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme