Rusia pretendon se ka testuar një raketë ndërkontinentale që mund të mbajë armë nukleare

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Rusisë të dielën ka raportuar se ka lansuar me sukses një raketë ndërkontinentale të dizajnuar për të mbajtur “kokë” bërthamore, raporton agjencia “AP”. Lansimi është bërë nga një nëndetëse e re nukleare.

Ky njoftim vjen pas vazhdimit të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me luftën në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, javën e kaluar ka nënshkruar një vendim për ta larguar Rusinë nga marrëveshja që ndalon testimet nukleare.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se lansimi është bërë nga nëndetësja “Perandori Aleksandr III”. Raketa “Bulava” është lansuar nga një pozitë nënujore në veri të Rusisë dhe ka goditur një shënjestër në rajonin e lindjes së largët të Kamchatkas. Nuk është treguar se kur ka ndodhur testimi.

Të ngjashme