Rusia shënon mbi 10 mijë raste të Coronavirusit për të katërtën ditë me radhë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Rusia i ka shënuar mbi 10 mijë raste të reja të koronavirusit për të katërtën ditë me radhë. Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u shënuan saktësisht 10,559 infektime.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 165,929 persona, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 86 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 1,537, shkruan “Reuters”.

Pavarësisht rastëve të reja, Rusia ende mbetet vend me numër të ulët të vdekjeve nga virusi i ri në krahasim me shtetet kryesore evropiane.

Gjatë javëve të kaluara, tre mjekë rusë kanë kërcyer nga dritaret e spitaleve pasi u ankuan për presion në punë dhe akuza për përhapje të virusit.

Të ngjashme