Rusia sulmon ISIS në Siri

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 12:47 | Nga

Një luftanije ruse, e cila gjendet në Detin Mesdhe, ka shtënë katër raketa drejt pozicioneve të të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

Ky sulm, i cili është i pari që nga nëntori i vitit të kaluar, ka pasur për objektiv militantët dhe armatimet e rënda në afërsi të qytetit Palmyra.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Rusisë, këta militantë janë rivendosur pas largimit të tyre nga Raqqa.

Rusia është duke realizuar sulme ajrore në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad që nga viti 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme