Ushtria ruse testoi sistemin e ri raketor ajror të martën.
Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, sistemi S-500 goditi me sukses një shënjestër balistike që lëvizte shpejt.
Pas përfundimit të një cikli të plotë provash këtë vit, sistemi i raketave ajrore do të vendoset në një njësi të Mbrojtjes Ajrore në rajonin e Moskës.
Ministria tha në deklaratë se S-500 do të jetë “i aftë të godasë çdo mjet ekzistues të ofensivës së hapësirës ajrore në çdo distancë dhe shpejtësi”, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Poligoni i deklaruar i sistemit të raketave është 600 kilometra.