Rusia turret që të përfitojë nga rënia e Facebook-ut, e arsyeton veten

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Rrjetet sociale ruse raportuan rritje të aktivitetit gjatë rënies globale nga funksioni të gjigantit Facebook. Rusia tha se kjo tregon që Moska ka pasur të drejtë, kur ka vendosur që t’i zhvillojë platformat e veta sovrane dhe rrjetet sociale.

Rusia për disa vjet është munduar që të krijojë sovranitet më të lartë në fushën e internetit, duke u bërë trysni kompanive të huaja të teknologjisë për të fshijnë përmbajtje të caktuara dhe t’i ruajnë të dhënat në Rusi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha gjatë kohës kur shërbimet e Facebook-ut ishin jashtë funksionit të hënën në mbrëmje se “kjo i përgjigjet pyetjes nëse ne kemi nevojë për rrjetet tona sociale dhe platformat tona të internetit.”

Rrjeti social më i madh vendës në Rusi, Vkontakte, ka shumë më shumë përdorues të përditshëm në këtë shtet se Facebook-u dhe raportoi rritje të numrit të mesazheve dhe përdoruesve gjatë kohës kur rrjeti social amerikan ishte jashtë funksionit.

“Numri i shikimeve të videove në Vkontakte u rrit për 18 për qind dhe numri i mesazheve të dërguara u rrit për 21 për qind”, citohet të ketë thënë Marina Krasnova, shefe e këtij rrjeti social.

Ndryshe, Rusia e shkëputi veten nga rrjeti global i internetit këtë vit gjatë një testimi, pjesë e përpjekjeve për ta mbrojtur veten nga shkëputja e mundshme prej infrastrukturës së huaj.

Të ngjashme