Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit, Ukraina: Bota do të vdesë urie nga mizoria e Moskës

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Një përfaqësues i Kyivit zyrtar ka reaguar kundër vendimit të Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, shkruan Sky News.

Përfaqësuesi i qeverisë ukrainase Oleg Nikolenko tha: “Mos e lini Rusinë të vdesë botën nga uria”, ndërsa reagimi i tij vjen pasi kostot e grurit dhe ushqimeve të tjera me shumicë janë rritur ndjeshëm pasi Rusia u tërhoq nga marrëveshja e eksportit, e cila është krijuar për të siguruar rrjedhjen e furnizimeve thelbësore nga Ukraina.

Ukraina dhe Rusia përbëjnë 30% të furnizimeve globale të grurit, teksa një marrëveshje me qeverinë e Vladimir Putin ishte arritur, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, në korrik për të lejuar dërgesat nga Ukraina.

Të ngjashme