Rusja 23-vjeçare është bërë me dhjetë fëmijë surrogatë për dhjetë muaj me bashkëshortin milioner

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Rusi ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj milioner planifikojnë të kenë deri 105 fëmijë biologjik. Ata janë bërë prindër të 10 fëmijëve nga nëna surrogate në vetëm dhjetë muaj, raporton “Daily Mail”.

Christina Ozturk 23-vjeçare, që është nga Moska, është takuar me bashkëshortin e saj të pasur, pronarin e një hoteli Galip Ozturk (56), duke bërë pushime në qytetin Batumi të Gjeorgjisë.

Christina, që ka lindur vajzën e saj Vika në moshën 17-vjeçare, ka thënë se çifti kanë vendosur të përdorin nëna surrogate pasi duan të kenë sa më shpejt që të jetë e mundur fëmijët.

Fëmija e tyre i parë Mustafa lindi më 10 mars të vitit 2020, ndërsa fëmija i dhjetë i tyre Olivia, është lindur më 16 janar të këtij viti.

Nëna e 11 fëmijëve ka thënë se çifti ka diskutuar të ketë mbi 100 fëmijë.

“Nuk e di se sa do të jenë përfundimisht, por sigurisht se nuk do të ndalemi me dhjetë”, ka thënë Christina.

Ajo ka thënë se fëmijët e tyre flenë nga ora 20:00 deri në ora 6 të mëngjesit, dhe se dadot e familjes ndihmojnë në çdo detaj me fëmijët.


Të ngjashme