S4MM publikon këngën e re “Ma Cherie”

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur S4MM ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ma Cherie” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga producenti Rrzon, gjersa tekstin e ka shkruar vet S4MM.

“Ma Cherie” vjen me një klip mjaft atraktiv, i cili është xhiruar në ambient të hapur me një performancë interesante nga reperi.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksioni A Vision.

S4MM është një nga emrat e rinj më të pëlqyer të muzikës rap, i cili është gjithnjë aktiv me projekte të reja, që priten mirë nga fansat e tij. 

Të ngjashme