Sa lehtë Vuçiqi bie në grackën e Kurtit

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 15:59 | Nga Demush Shasha

Pjesa më e bukur e kësaj punës së targave është se sa lehtë Vuçiqi bie në grackën e Kurtit.

Pak a shumë sikur shëtitja e Thaçit “nëpër bukuritë e Kosovës” në Ujman.

Të dy këto akte të Thaçit dhe Kurtit kanë ekspozuar natyrën e dhunshme të Serbisë.

Në të dy raste Vuçiqi është përgjigjur akteve krejtësisht paqësore të Thaçit dhe Kurtit me agresivitet të skajshëm luftarak i cili vetëm ka përforcuar narracionin e Kosovës se Serbia është një vend luftënxitës – njëjtë sikur Rusia.

Sot me ngritjen e gatishmërisë ushtarake Vuçiqi është bashkangjitur Putinit si të vetmit liderë në Evropë të cilët zgjedhin luftën si mjet primar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Të ngjashme