Sabit Gecit u mbrojt në heshtje para Speciales

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar procesi i intervistimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Tahir Recaj, i cili ka bërë të ditur se Sabit Geci është mbrojtur në heshtje, njofton Klan Kosova

Sot rreth orës 09:00, Geci është parë duke hyrë në hapësirat e EULEX-it që ndodhen në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.

Intervistimi i tij duket se ka zgjatur rreth dy orë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, Geci kishte pranuar ftesën që të paraqitet për intervistim me datë 30 janar, 2020, pranë Gjykatës Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme