Sadiku dhe Bajoku gati të boksojnë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Boksierja Donjeta Sadiku dhe bokseri Bashkim Bajoku do të boksojnë sot në lojërat europiane “Krakov 2023” në Poloni.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka treguar edhe për kundështarët e boksuesve nga Kosova.

Nesër me 26 qershor do të boksojnë në kategorinë 60kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra Jenni Nina Julia dhe në kategorinë 51kg. Bashkim Bajoku i cili për kundërshtarë do të ketë boksierin Francez Bennama Billal, me fitore do të hyjnë në cerekfinale në luftë për medalje”, ka shkruar Demolli.

Në lojërat evropiane në Krakov të Polonisë para disa ditësh sukses ka arritur edhe sportistja Luiza Gega e cila ka triumfuar në garat me vrapim 5 mijë metra dhe 3 mijë metra me pengesa.

Të ngjashme