Gazetari Naim Sadiku ka thënë se kërkesat e PDK-së po shpërfillen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Po realisht, kërkesat e PDK-së janë të shpërfillshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Kurtit, as nuk lodhen. Marrë parasysh se kemi një qeveri që s’e ka problem shkeljen e Kushtetutës, aq më pak do ta ketë problem një qëndrim të një subjekti politik. Prandaj, situata absolutisht nuk është e mirë dhe varet se si do të veprojnë tutje partitë opozitare”, tha Sadiku në Klan Kosova.
Ai njëherësh deklaroi se aktualisht në Kosovë po funksionon vetëm ajo që e cilësoi si “diktat të Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Por pak a shumë, këtu është edhe një lloj problematike në vete dhe kërkesa për me thirrë seancë. Tash, nëse u shkel Kushtetuta, nëse ka kaluar afati 48 orësh, 30 ditësh, prapë ka një kërkesë, hajde tash ne e krijojmë Kuvendin duke shkelur Kushtetutën. Po, absurd është…Është duke vepruar vetëm rregulli i Lëvizjes Vetëvendosje, i vendosur si një lloj diktati. Absolutisht. Për momentin, Kosova nuk ka asnjë normë juridike-ligjore në të cilën funksionon”, tha Sadiku.