Sadiku shtyhet me shokun e skuadrës për penalltinë

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 13:43 | Nga

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka qenë protagonist i një skene të rrallë mbrëmjen e djeshme në Europa League, në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Tre minuta pa përpunuar takimi, Zurich, i cili ishte në disavantazh 0-1 fitoi një penallti.

Mesfushori zviceran,Roberto Rodríguez, mori topin në duar për t’u bërë gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, por sulmuesi shqiptar kërkoi t’i merrte topin për ta goditur vetë penalltinë.

Por, në fund goditjen e mori përsipër Rodríguez, i cili arriti që topin ta dërgoi në rrjetë dhe ta barazoj rezultatin në 1:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme