Saimir Pirgu, prezantohet në Winterthur të Zvicrës

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 11:02 | Nga

Një gala operistike e sjellë tenorin e njohur shqiptar me famë botërore, me ariet më të përjetuara nga Verdi, Puçini e Donizetti.

Koncerti fillon në orën 19:30, ndërsa galaja mbahet në Musikkollegium Winterthur. Galaja mbahet në kuadër të festivalit Classic Openair, që ka nisur dje dhe do të mbahet deri me 9 korrik.

Ai është një nga tenorët më të njohur në arenën e artit operistik botëror, i cili është zyrtarisht shqiptari i parë në botë që ia ka dalë të nominohet për çmimin Grammy!

Pirgun, ka marrë vlerësime maksimale edhe nga kritikët. Shkrime dedikuar saj në gazetat më prestigjioze botërore, kanë veçuar tenorin shqiptar për talentin dhe cilësinë e performancës së tij në rolin e “Shepherd”.

“Saimir Pirgu, tenori shqiptar i shkëlqyer dhe i zjarrtë, me një zë të pagabueshëm, ka mjaftueshëm karizëm në zërin e tij sa të mbajë të gjithë mbretërinë të përqëndruar tek Shepherd-i i tij,” shkruan gazeta e njohur britanike “The Independent” në maj të këtij viti, pasi vlerësoi maksimalisht shfaqjen.

Ajo që e bën edhe më të madh ndikimin e Pirgut në nominimin e kësaj opere për ‘Grammy’, është pesha e madhe e rolit të tij dhe niveli i lartë i vështirësisë.

Ai është konsideruar si ‘zbulim’, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe sepse ia doli të duket i pashëm dhe joshës, pavarësisht impenjimit të madh që kërkonte roli i tij dhe vokalizave të larta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme