Sakipi në konferencën për krijimin e kapaciteteve në fushën e tatimeve

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:59 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, është duke marr pjesë në konferencën për krijimin e kapaciteteve në fushën e tatimeve, e cila është duke u mbajtur në Stokholm.

Konferenca është organizuar nga  Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Suedi. Ndërtimi i kapaciteteve në administratë tatimore aktualisht është një fushë e rëndësishme në agjendën ndërkombëtare, theksohet në komunikatën e ATK-së.

Duke ndarë përvoja, njohuri dhe qasje në mes të administratave tatimore pjesëmarrëse, konferenca ka për qëllim që të kontribuojë në përforcimin e administratave tatimore të ndryshme në botë.

Në konferencë janë diskutuar tema si ndërtimi i kapaciteteve në administratën tatimore, lidhur me luftimin e shmangies tatimore dhe evazionit tatimor, mobilizimi i burimeve vendore, rëndësia e lidershipit në politik- bërje lidhur me mobilizimin e resurseve vendore, zbatimi efektiv i politikave tatimore, ndërtimi i kapaciteteve të mësuarit duke ndarë përvojat, digjitalizimi i proceseve, si dhe planet në të ardhmen.

Konferenca përmban shkëmbim të informatave dhe raste studimore, e cila shpien deri tek një ngritje të njohurive në mënyrë reciproke, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Të ngjashme