Deputeti i LDK-së, Adem Saliahj, hedh poshtë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, se Ibrahim Rugova ka planifikuar takim me të, si kryetar i PDK-së, për të prishur koalicionin me AAK-në.
Thaçi mbrëmë, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se takimi u caktua ditën kur u bë atentati ndaj Rugovës (2005).
“Ai ka qene i kënaqur me koalicionin me AAK-në dhe asnjëherë nuk ka përmendur ta ndryshojë partneritetin e të bëjë koalicion të ri”, ka thënë ai në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Thaçi thotë se presidentin Rugova kanë dashur ta vrasin njerëzit e partisë së tij dhe të AAK-së për të penguar koalicionin me Thaçin. Ai po bën lojë hipokrite: gjuaje gurin e fshihe dorën. Ai qëndron prapa tentim atentateve dhe intrigave”, shtoi Salihaj, sipas të cilit Rugova ka qenë kategorik të mos ketë koalicion me PDK-në.