Salihu: Pranimi i Propozimit Evropian i garanton sovranitet Kosovës

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Ismet Salihu, ish-drejtues i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, vlerëson se Propozimi Evropian është i dobishëm për Kosovën.

Sipas tij me pranimin e këtij plani, Kosovës I garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial.

“Në mesin e 11 neneve, është se duhet të garantohet funksionimi i ligjit. Sovraniteti territorial ka qenë I garantuar por jo sa duhet”, është shprehur Salihu në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas tij pas nënshkrimit të marrëveshjes në pjesën veriore të vendit do të mbizotëronte rendi dhe ligji.

“Me implementimin e marrëveshjes, siç është përcaktuar në këto 11 nene garantohet sovranitetit dhe funksionimi i ligjit në tërë territorin e Kosovës”.

Të ngjashme