Salihu: Vendimet e Qeverisë për përfitime elektorale, veprimi i duhur do të ishte rimbursimi i kuponëve fiskalë

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Bekim Salihu, nga Instituti GAP, tha se vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për shtesat e skemave sociale e pensionale, janë për të përfituar elektoralisht.

Salihu thotë se veprimi i duhur nga Qeveria do të ishte rimbursimi i kuponeve fiskale me nga 20 euro, për 500 euro, të shpenzuara për konsum.

Postimi i plotë:

Qeveria do të duhej të nxjerr vendim për ribursimin e kuponeve fiskal, me nga 20 euro, për 500 euro, të shpenzuara për konsum. Kjo do të tregonte vullnet të qeverisë për të ndihmuar qytetarët, në periudhën e ngritjes se çmimeve, dhe në të njëjtën kohë, kjo masë do të sfidonte informalitetin në treg.

Ndryshe, masat e ndërmarra sot, janë krejt në frymën e balotazhit, dhe shfrytëzimit të buxheti dhe institucioneve, për të ndikuar ose forcuar pozicionin elektoral.

Të ngjashme