Sami Lushtaku nxehet kundër Lladrovcit që tha se do të tërhiqet: Ai është fallxhor

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dje ka deklaruar se kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, do të tërhiqet nga gara për t’ia lejuar Bekim Jasharit rizgjedhjen në këtë komunë.

Lladrovci ka thënë se Lushtaku e Jashari janë takuar javën e kaluar, ndërsa është shprehur i bindur se Lushtaku do të tërhiqet nga gara për kryetar të Skenderajt.Por, ndryshe ka deklaruar Sami Lushtaku në një prononcim për lajmi.net, ku ka thënë se tashmë ka vendosur të kandidojë për kryetar të Skenderajt dhe nuk kthehet mbrapa.

“Mos ish profet Ramizi që po e din a do të tërhiqem. Unë e kam vendos, kam hyrë dhe nuk kthehem mbrapa”, ka thënë Lushtaku.

Megjithatë, Lushtaku e ka konfirmuar takimin me Bekim Jasharin, por ka thënë se vetëm kanë pirë kafe dhe jo diçka më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme