Samiti i dytë Trump – Jong-un duhet të sjellë rezultate konkrete në denukearizim

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Në Forumin Ekonomik Global temë ka qenë edhe denuklearizimi i Koresë së Veriut.

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, ka thënë se samiti i ardhshëm në mes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duhet të sjell rezultate konkrete në këtë drejtim, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.

Gjithë bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar nga Korea e Veriut që të dorëzojë armët bërthamore si dhe raketat.

Për këtë nga vendet e ndryshme është kërkuar që të bëjnë hapa të mëdhenj në rrugën e denuklearizimit në mënyrë që të arrihet paqja në Gadishullin Korean.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme