Samsung lanson kinemanë e së ardhmes

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 18:45 | Nga

Ekrani i parë në botë LED për kinema do të impresionojë audiencën me ngjyrat tridimensionale, shkëlqimin dhe kontrastin.

Samsung Electronics do të prezantojë suksesin e tij të fundit vizual, Ekranin e ri Samsung Kinema. Si ekrani i parë në botë LED për kinema me High Dynamic Range, ai jep një cilësi të paprecedent të figurës dhe sjell në jetë filma dhe përmbajtje të tjera në ekran me gjallëri dhe saktësi më të lartë.

Samsung do të debutojë zyrtarisht me ekranin LED kinema në një seri demonstrimesh në datat 27 – 30 Mars 2017 në “Cinemark Century Orleans 18” dhe Teatrin XD, të vendosura brenda “Orleans Hotel & Casino”. Premiera përkon me konferencën fqinje të “CinemaCon 2017”, mbledhja më e madhe dhe më e rëndësishme në botë për industrinë e kinemasë me të pranishëm nga më shumë se 80 shtete.

Ekrani për kinema i Samsung, 34 këmbë (10,32 metra), është lehtësisht i përshtatshëm me dimensionet e kinemave moderne. Përveç se i jep cilësi LED figurës në rezolucion 4K (4096 x 2160), ekrani gjithashtu e tejkalon specifikimin DCI shumë të vlerësuar, të përdorur për të siguruar një nivel të lartë dhe uniform të performancës teknike, besueshmërisë dhe cilësisë në kinemanë digjitale. Si rezultat i kësaj, performanca e ekranit të ri të Samsung tejkalon aftësitë tradicionale vizuale të projektimit në teknologji, për një prezantim realist dhe garanton që do të përcjellë një përshtypje shumë të mirë për të gjithë të ftuarit.

“Ndërsa popullariteti i sistemeve të avancuara argëtuese në shtëpi dhe platformave streaming po rritet, kinematë duhet të ripozicionojnë veten si një destinacion për një përvojë të pakrahasueshme shikimi që konsumatorët thjesht nuk mund ta hasin diku tjetër“, tha Sang Kim, Zëvendës President i Samsung Electronics në Amerikë. “Teknologjia jonë e re e ekraneve për kinema sjell një tablo më të fuqishme dhe me cilësi të lartë në ekranin e madh, duke krijuar një mjedis ku shikuesit të ndihen sikur janë pjesë e çdo skene.”

Teknologjia e drejtpërdrejtë e ekraneve LED të kinemasë sjell kualitetin High Dynamic Range (HDR) në kinema, duke shfaqur përmbajtjen në ekran në një nivel shkëlqimi gati 10 herë më të lartë se ajo e ofruar nga projektuesit standardë të kinemasë (146fL kundrejt 14fL), me përmirësimin e uniformitetit dhe pa shtrembërim optik dhe ndërhyrje. Kjo ekspozitë futuristike gjithashtu ofron një prezantim shumë të saktë dhe të lartë të ngjyrave që do të kapë syri i shikuesit. Karakteristikat plotësuese ultra-kontrast dhe me ton të ulët të shkallës së grisë mundësojnë që ekrani të pasqyrojë të dyja ngjyrat, si ato më të ndritura dhe ato më të thella të së zezës me gati një pafundësi kontrasti me raport 1.

Risia e prezantuar në ekranin e kinemasë do të përputhet me një zgjidhje inovative të audios, e cila do mundësohet nga “Harman Professional Solutions Cinema Group” (një blerje e realizuar kohët e fundit) dhe Laboratori Audio i Samsung. Në vijim do të jepen detaje të tjera për këtë evoluim të kombinuar “Sight &Sound” në kinema.

“Harman është shumë i entuziazmuar që do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin e “Samsung Cinema Screen” dhe “Samsung Audio Lab”. Me eksperiencën tonë në sistemet e zërit në kinema, ne do të ndihmojmë në rritjen e lidershipit të Samsung në zgjidhjet për ekranet vizuale në kinema,” tha Brian Divine, Zëvendës President i “Tour and Cinema Solutions Group”.

Pasi kërkesat për hapësirën në kinema evoluojnë, ekrani për kinema i Samsung ofron shumëllojshmëri për të kënaqur nevojat e ndryshme të audiencës. Ekrani ruan kapacitetet e avancuara të prezantimit në kushtet e ndriçimit të ambientit, pavarësisht tipareve të përmbajtjes në ekran dhe akomodon edhe përdoruesit që cilët dëshirojnë të shfrytëzojnë kinematë e tyre për evente të korporatave, koncerte, ngjarje sportive dhe konkurse lojërash.

”Lançimi i ekranit LED për kinematë është pothuajse hapi i fundit për të arritur vizionin tonë për një përvojë të plotë në kinema e mundësuar nga tërësia e shenjave dixhitale,” tha Seog-gi Kim, Zëvendës President i “Visual Display Business” pranë Samsung Electronics. “Përmes teknologjisë moderne duke përmendur që nga kioskat me prekje të ekraneve për blerjen e biletave, tek menutë digjitale e deri tek posterat interaktivë të filmave, Samsung është tashmë duke i ndihmuar kinematë të përmirësojnë përfshirjen e konsumatorëve dhe të rrisin efikasitetin operacional. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë si ofrues zgjidhjesh në industrinë e kinemasë dhe të gjejmë mënyra të reja dhe emocionuese për të përmirësuar eksperiencën e konsumatorit.”

Ekrani për kinema i Samsung aktualisht është në proces certifikimi DCI dhe ka përfunduar së fundmi testimet pranë Universitetit Keio në Tokio.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme