Juventus ka arritur që të fitojë me rezultatin minimal derbin kundër Torinos dhe i ka rimarrë kreun Interit, por ajo që po flitet me të madhe është ‘favorizimi’ i Juventusit nga arbitrat, që as kësaj radhe nuk mungoj. Edhe vet trajneri i Juventusit, Sarri e pranon se kishte prekje me dorë nga De Ligt.
Juventusi është duke u ‘favorizuar’ nga gjyqtarët, janë polemika që kanë shpërthyer gjithandej në Itali. Pasi edhe këtë herë ka pretendime nga ana e Torinos për një penallti, pas një topi të prekur me dorë nga De Ligt.
Edhe vet trajneri i Juventusit Sarri e pranon që kishte prekje me dorë nga De Ligt, në zonën e penalltisë. Kishte dorën në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar.
Lojtari 20 vjeçar në minutën e 11 të takimit preku një top me dorë në zonë, që për arbitrin nuk ishte penallti.
Por Sarri shprehet se mbrojtësi kishte dorën në vendin dhe në kohën e gabuar, duke pranuar se ajo mund të jepej penallti.
Arbitri vazhdon lojën dhe nuk shikon as VAR.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që ka polemika ku Juventus është favorizuar./GM