Maurizio Sarri është deklaruar për ndeshjen që Juventusi e zhvillon ndaj Parmës, por edhe rivalitetin për titull me Inerin.
Trajneri italian ka thënë se ai nuk i frikësohet konkurrencës së Nerazurëve dhe nuk mendon për transferimet e tyre.
“Parma? Është një skuadër solide. Kanë shumë fizik si ekip dhe kanë sulmues me nivel. Kanë vlera dhe dinë të bëjnë kundërsulme të nivelit të lartë, e meritojnë klasifikimin që kanë”, ka thënë Sarri.
“Ronaldo i zbeh paraqitjet Dybalas? Dibala deri më tani ka bërë shumë mirë me të gjithë në sulm. Por është e qartë se kur luajnë së bashku duhet parë ekuilibri në anën tjetër të fushës. Por, ky konstatim nuk duket i drejtë për mua”.
“Merkatoja e Interit? “Nuk po ndjek merkaton tonë, imagjinoje atë të Interit. Të pasurit frikë është një fjalë e madhe. Ne e dimë se duhet të bëjmë sa më mirë në rrugëtimin tonë”.
“Tre ndeshje radhazi për De Ligt? E ka bërë këtë kur vinte nga 15 ndeshje të ngjeshura dhe mund ta bëjë edhe tani që vjen nga një periudhë pushimi. Por, ta shohim si është dhe më pas do vendosim. Bonuçi pushoi në Kupë dhe Rugani tregoi se është gati”, transmeton telegrafi.
“Bernadeschi mund të largohet? Askush nuk më ka thënë asgjë, kështu në këtë moment nuk dua të flas për këtë. Për mua është diçka që nuk ekziston”, ka thënë më tej ai.