Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Chelsea janë vënë pas trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, dhe është gati t’i paguajë rrogë prej 12 milionë euro në sezonë për Sarrin.
Sipas televizionit 7 Gold, emisarët e klubit nga Liga Premier,kanë filluar punën për Sarrin, në rast se Conte duhet të largohet.
Sarri ka një klauzolë lirimi me Napolin që vlen 7.5 milionë euro, ndërsa klubi i Chelseat, ofron 12 milionë euro.
Nofka e tij në futboll është Sarrismo dhe në një ndeshje të madhe sikurse ajo ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas, ai tregoi vetën.
Madje Guardiola kishte thënë që kjo është skuadra më e fortë që janë përballur.