Trajneri e udhëhoqi Napolin si nënkampion të Serie A dhe pritet që të vazhdojë kontratën deri më 2021 për shkak se e do këtë skuadër.
Trajneri në kërkim i Napolit Maurizio Sarri pritet që ta rikonfirmojë përkushtimin e tij për skuadrën italianet pavarësisht interesimit të skuadrave si Chelsea, Monaco dhe Zenit St. Petersburg.
Kështu Sarri do të përpiqet që ta thyer rekordin dhe monopolin e Skudetove të Juventusit këtë vit dhe me Napolin e tij ishte e vetmja skuadër që i ka bërë konkurrencë, marrë parasysh formën e dobët të MIlan dhe Inter koëve të fundit.
Kjo kishte zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha, kurse emri i tij ishte përmendur si zëvendësues me gjasë i Antonio Contes në Stamford Bridge, për shkak se ish trajneri i Juves pati një sezon të vështirë në Premier Ligë.
Por sot pas një takimi me presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis të mërkurën, Sarri është gati për ta vazhduar punën në San Paolo dhe të kthej mbrapshtë ofertat e tjera.
Goal.com ka kuptuar që takimi ishte shumë pozitiv dhe se ai do të vazhdojë të qëndroi në këtë skuadër për së paku edhe dy sezone duke nënshkruar kontratë të re.
Sarri, pra pritet të jetë në Napoli deri në vitin 2021, duke pësuar rritje të pagës nga 1.5 milionë euro në 4 milionë euro.
Po ashtu, Napoli nuk do të vë ndonjë klauzolë lirimi në kontratë të trajnerit duke i dhënë kështu mundësi trajnerit 59 vjeçar që të largohet nga Napoli nëse dëshiron. Sarri para se të jetë trajner i Napolit kishte menaxhuar me Pescaran, Perugian dhe Empolin.