Një person që ka marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur me datë 12 të ktij muaji, nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.
Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. “Suharekë-Reqan” 12.10.2019 – 07:30. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me 29.10.2019 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.