Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez, ka premtuar se “do t’ia vështirësojë gjërat” trajnerit të Spanjës, Julen Lopetegui në përzgjedhjen e formacionit për Botërorin që do të fillojë në Rusi gjatë qershorit.
Sauli është pjesë e “Stuhisë së Kuqe” pas sezonit të mirë që kaloi me Atleticon, por 23-vjeçari nuk pritet të luajë rol të madh në formacionin e Spanjës.
Ylli i Atleticos do të tentojë ta bind trajnerin në miqësoret që Spanja i zhvillon ndaj Zvicrës dhe Tunizisë.
“Janë dy miqësore dhe disa stërvitje që të bindi trajnerin dhe t’ia vështirësoj gjërat”, ka thënë Sauli për Radio Marca.
“Julen ka fuqinë për të vendosur, unë do të kontribuoj dhe t’i ndihmoj Spanjës për ta siguruar yllin e dytë në fanella sepse asgjë tjetër nuk do të na lumturonte më shumë”.