Sava Janjiq, igumeni i manastirit të Deçanit ka vlerësuar se arrestimi i katër serbëve në Mitrovicën Veriore nuk ka të bëj me vrasjen Oliver Ivanoviq.
“Aksioni i sotëm i policisë së Kosovës në Mitrovicë sipas gjitha gjasave nuk ka asnjë lidhje me hetimet për vrasjen e Olivera Ivanoviqit por është në shërbim të tregimit të forcës, provokimeve të mëtutjeshme dhe sipas gjitha gjasave krijimit të kushteve për realizimin e planit për ndarjen definitive sipas vijave që tashmë janë rënë dakord, do ta shohim”, ka thënë Janjiq.