Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur takim me drejtoreshën e Programeve Ndërkombëtare të organizatës “Save the Children” në Suedi, Lena Ingelstam, ku është diskutuar puna që po bëhet në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Aty është shprehur nevoja që sa me shpejtë ky Ligj të përfundojë së hartuari dhe të vazhdohet me implementimin e tij, raporton Ekonomia Online.
Ingelstam vlerësoi se është e rëndësishme që deputetët e dinë se në cilat fusha duhet të punojnë për të përmirësuar gjendjen e fëmijëve në Kosovë.
“Do të vizitojmë Prizrenin për disa aktivitete ne fushën e te drejtave të fëmijëve. Është shumë me rëndësi që ju jeni të vetëdijshëm për fushat që duhet të ngriten më tutje dhe situata e fëmijëve të përmirësohet”.
Ingelstam shprehu interesimin që i kuptojë pikëpamjet e deputetëve për ndalimin e ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve, pjesë e cila gjendje në draftin e ligjit. Ajo theksoi se secili koncept që futet në ligj duhet të jetë në linjë me buxhetin.
Mie Melin nga kjo organizatë, ka inkurajuar deputetët kosovarë qe pavarësisht sfidave të mos ndalen së punuari në ndalimin e ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve, njëjtë siç ka vepruar shteti suedez.
“Ndalimi i ndëshkimit trupor s’ka qenë e lehte edhe për Suedinë, janë dashur 20 vjet, nuk jemi ndalur pavarësisht sfidave dhe ju inkurajoj që edhe ju të veproni njëjtë”.
Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka thënë se ndalja e dhunës ndaj fëmijëve do të jetë mjaft i vështirë, por megjithatë duhet të punojnë në këtë drejtim.
“Duhet të punojmë edhe me prindërit sepse është e rëndësishme. Nëse ka dhune duhet te reagohet, por kur te reagohet pyetja është se ku duhet të dërgohet ai fëmijë. Kështu që do të jetë e vështirë”.
Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, u shpreh se janë duke punuar që kur tw përfundojnë procedurat e hartimit të ligjit, ky i fundit të jetë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
“Jemi t2 përkushtuar të nxjerrim një ligj që i kontribuon mbrojtjes së fëmijëve. Ne patëm kërkuar që të iniciohet ndryshim i ligjeve të tjera”.
Ahmet Kryeziu drejtor degës së “Save the Children” në Kosovë, theksoi nevojën e domosdoshme që sa më parë të hartohet ligji dhe të fillohet me zbatimin e tij në praktikë.
“Deri më tani çdo përkrahje që kemi dhenë zërat janë dëgjuar. Jemi në rrugë të mirë, e keni përkrahjen tonë në këtë proces por është shumë me rëndësi që të shpejtohet procesi i ligjit. Jemi te interesuar që sa më shpejte në ligji të hartohet dhe pastaj të fillojë implementimi i tij”.
Mexhide Mjaku -Topalli nga PDK informoi mysafirët nga Suedia se ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve është i ndaluar në shtëpi dhe institucione arsimore, raporton EO.
“Ne shtëpi institucione edukative arsimore është i ndaluar ndëshkimi trupor. Ministria e arsimit ka nxjerrë rregullore dhe udhëzues që i përdorim në shkolla dhe Ferizaj ka nxjerrë një rregullore që e ndalon ndëshkimin trupor, nuk e di për komunat tjera”.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, tha se problemi me mos respektimin e mjaftueshëm të të drejtave të fëmijëve nuk është buxheti, por puna e pamjaftueshme e institucioneve.
“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se nevojitet kohë që gjerat të ndryshojnë”.
Fisnik Ismaili nga PSD, mbrojta e të drejtave të fëmijëve është sfidë mjaft e madhe, sidomos në implementimin e legjislacionit.