SBAShK-u: Greva në arsim do të fillojë më 13 prill

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 13:30 | Nga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBAShK), ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë të mbahet proces i rregullt mësimor, ndërkaq greva në arsim do të jetë nga 13 prilli.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj.

“Nesër nuk do të ketë grevë, me rezolutën që e ka nxjerr Kongresi më 24 shkurt greva është paraparë të mbahet nga 13 prilli e tutje”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka theksuar se presin që prej të martës e deri më 13 prill të kenë takime dhe që Qeveria të reflektojë duke e parë seriozitetin e situatës.

“Greva do të nisë më 13 prill dhe ajo do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e SBAShK-ut dhe derisa të realizohet kërkesa sublime e jona e që është që Qeveria e Kosovës të debatojë dhe të japë dritën e gjelbër për ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta dhe ta dërgojë në Parlament”, ka thënë Jasharaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme