SBAShK-u i jep dy javë afat Qeverisë

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 15:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) i ka dhënë afat dy javë Qeverisë për të proceduar Ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta. Në të kundërtën drejtuesit e SBAShK-utkanë paralajmëruar greva sindikale.

Kjo kërkesë e SBAShK-ut ka dalë sot në takimin e saj ku kanë analizuar aktualitetin në arsim dhe për të vendosur për veprime konkrete sindikale varësisht nga situatat e krijuara, raporton Ekonomia Online.

Ymer Ymeri, menaxher financiar më SBAShK dhe këshilltar i kryetarit Rrahman Jashari ka thënë se vlera e kompensimit bazë për mësimdhënës në kohën e luftës (viteve të ‘90) duhet të bëhet në vlerë prej 75%.

Ai ka thënë se ligji për këtë pagesë të mësimdhënësve ka ndryshuar, duke kërkuar që ligji brenda fundit të javës së ardhshme të ndryshojë.

Ymeri ka thënë se nëse ky ligj nuk përfundon ai ka kërkuar që do të ndërmerren masa, duke kërcënuar edhe me greva sindikale.

Të ngjashme