SBAShK-u nuk tërhiqet nga greva: Nxënësit të mos shkojnë nesër në shkollë

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 14:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka bërë të ditur se mësimi në shkollat në vend nuk do të filloj të enjten, ngase grevat e tyre do të vazhdoj, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se po të kishte mirëkuptim nga ana e Qeverisë, do të fillonin me vitit të ri shkollor.

Por sipas tij, të gjitha mundësitë janë harxhuar dhe me këtë rast punëtorët e arsimit do të jenë në grevë.

Ai kërkoi nga prindërit dhe nxënësit mirëkuptim, duke shtuar se nuk kishin zgjidhje tjetër.

Madje ai ka thënë se nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë, ngase mësimi nuk do të mbahet edhe përkundër deklarimeve të ministrisë.

“Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”.

“Nesër është dita e 6 apo e 7 e grevës, greva do të vazhdojë derisa qeveria nuk i realizon kërkesat tona. Ka ende kohë të ulet me sindikatat, i lusim prindërit që ata të provojnë të gjejnë mundësi që të na ofrojnë dialog të sinqertë me qeverinë. Për hir të sigurisë së nxënësve, nxënësit të mbesin në shtëpi. Në qoftë se kemi informacion nga shkollat se dikush do të tentojë të ushtrojë presion ndaj grevistëve, do ta informojnë policinë sepse grevistët janë në vendet e tyre të punës, në shtëpinë e tyre, dhe me ligj janë të mbrojtur”.

“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, tha Jasharaj.

Të ngjashme