SBAShk uron Policinë: “Kujtojmë Kurtin dhe Sfeçlën se është dashur t’a gëzojnë edhe vendimin që po realizohen kërkesat e tyre”

Prishtinë | 06 Sht 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në përvjetorin të 24 të themelimit të Policisë së Kosovës, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka uruar Policinë e Kosovës.

Ata janë shprehur krenar me punën e Policisë së Kosovën, ndërkohë i kanë kujtuar Kryeministrit Albin Kurti e Ministrit Xhelal Sfeçla se është dashur t’i gëzojnë edhe me vendimin që po realizohen kërkesat e tyre legjitime.

Shkrimi i plotë i SBAShK:

Policia e Kosovës krenare me arritjet e shumta në shërbim të qytetarëve e atdheut sot  festoi
ditëlindjen e 24.

SBASHK në këtë datë të shënuar uron Sindikatën e Policisë  dhe shpreh respekt të lartë e meritor për  bijtë e bijat e Kosovës, që me angazhime e përkushtim shëmbullor na bën të ndjehemi krenar me policinë tonë.

Kjo krenari është ende e më e madhe te ne punëtorët e arsimit, që nga çerdhet e deri në univeristete, sepse dikur këto vasha e këta djem ishin nxënësit tonë dhe na bëhet zemra mal kur shohim gjithë këto arritje të tyre në përballje me sfidat e detyrat aspak të lehta.

SBASHK kujton Kryeministrin Kurti dhe ministrin Sfeçla se sot bashkë me fjalët e mira është
dashur t’i gëzojnë edhe me vendimin që po realizohen kërkesat e tyre legjitime, që janë bërë sa e
sa herë publike nga sindikata e tyre e që kanë pasur gjithmonë  mbështetetjen e SBASHK-ut. 
Polici e Kosovës, SBASHK krenohet me ju dhe do të vazhdojë kudo na jepet mundësia të
mbështesim kërkesat tuaja legjitime duke kërkuar që ato të realizohen.

Të ngjashme