“Schumacheri” i Veternikut, dënohet me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet ngasja

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka gjobitur një person për shkak se voziti me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h.

Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar për tre muaj vozitja e mjetit me veprim motorik.

“Duke u bazuar në video incizimet e publikuara në rrjete sociale ku shihet shoferi duke drejtuar automjetin në Autoudhën “Ibrahim Rugova”(Mazgit drejtimi Veternik) me shpejtësi 257 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h. Është arritur që të identifikohet shoferi, ku sot me date 28.01.2022 i njëjti ka pranuar kundërvajtjen dhe në prezencën e tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, neni 56 pika 2, (gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme