Ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott konsideron se paqja dhe stabiliteti në rajon mund të vendoset vetëm nëse liderët e rajonit arrijnë marrëveshje.
Ai ka thënë se i përkrahë përpjekjet e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Dëshiroj t’i përkrahë të arrijnë deri te zgjidhja. Pozicioni ynë është që t’iu japim hapësirë sa mundemi, dhe se është më së miri që zgjidhja të vijë nga ky rajon. Nuk mundemi ne nga jashtë të themi se si duhet të jetë. Marrëveshja duhet të arrihet sepse vetëm ashtu do të jetë e përhershme dhe do t’i kontribuojë stabilitetit. Domethënë, marrëveshja duhet të jetë e dy liderëve të këtij rajoni”, ka thënë ambasadori Scott për mediet serbe, përcjellë Insajderi.