Koci: Kosova ka krijuar infrastrukturë ligjore për investimet e huaja

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 14:44 | Nga

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci, ka pritur në një takim Abasadoren e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviq e shoqëruar nga Zllatko Vnuqec Sekretar i dytë i Ambasadës kroate, me të cilën janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi i dy vendeve në fushat që mbulon MZHE, me fokus sektori i minierave dhe gjeologjisë.

Me këtë rast, Koci ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimet që shteti kroat ka në vazhdimësi karshi Kosovës, duke shtuar se Qeveria e Kosovës është falënderuese për raportet e mira në të gjitha fushat me Kroacinë

“Ne si MZHE tashmë kemi vite që kemi një bashkëpunim të mirë me Kroacinë, sidomos në fushën e gjeologjisë meqë përvoja kroate na ndihmon shumë ne si shtet i ri, prandaj ky bashkëpunim është i mirëseardhur “, ka thënë Koci.

Nga ana e saj ambasadorja Marija Kapitanoviq duke e vlerësuar bashkëpunimin e dyja vendeve ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit kroat karshi Kosovës në të gjitha fushat, e veçanërisht në sektorin minerar.

“Do të doja që bashkëpunimi ynë të fuqizohet edhe më shumë në fushën minerare dhe atë gjeologjike, sepse ne Kosovën e shohim si partnere serioze në këto fusha”, është shprehur Kapitanoviq.

Po ashtu Koci gjatë takimit e ka informuar diplomaten kroate se Kosova ka krijuar një infrastrukturë ligjore të favorshme për investimet e huaja, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

KS Kroaci 1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme