S’e rrespektoi urdhrin e gjykatës, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë ka rrestuar një person për “shkelje të urdhrit mbrojtës”, i dyshuari nuk e  kishte respektuar urdhërin e gjykatës për tu mos iu afruar viktimës së rastit të dhunës në familje.

Prokurori ka caktuar për të masën e paraburgimit për 48 orë.

“Në orët e mesditës së sotme Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘shkelje të urdhrit mbrojtës’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti nuk iu ka përmbajtur masës së urdhrit të lëshuar nga gjykata për mosafrim të viktimës së rastit të dhunës familje.

Lidhur me rastin bazuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke siguruar edhe deklaratën shtesë nga viktima.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme