Seanca e parë e Kuvendit për sesionin vjeshtor mbahet të enjten, debatohet edhe për grevën

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor mbahet më 15 shtator me fillim të orës 10:00, raporton Ekonomia Online.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

Ajo tha se në këtë sesion do të hyjë në fuqi edhe rregullorja e re e punës së Kuvendit.

Sipas saj, partitë opozitare kanë propozuar debat parlamentar në lidhje me grevën e përgjithshme.

“Kryesia e Kuvendit nuk kishte kuorum, por megjithatë me dakordancë të anëtarëve prezentë dhe shefave të grupeve parlamentare, u dakorduam që sesioni vjeshtor të mblidhet më 15 shtator në ora 10:00, me rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës”.

“…prandaj, me këtë rregullore fillimisht parashihet që sesioni fillon me miratimin e procesverbalit nga seancat e mëparshme, pastaj janë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, dhe tri Projektligjet e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme