Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Seanca do të fillojë në ora 9:30
Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë.
Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.