Lirohen aktivistët e VV-së nga arresti shtëpiak

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 15:34 | Nga

Katër aktivistët e Vetëvendosjes janë liruar nga mbajtja në arrest shtëpiak pas rreth 1 viti. Në fund të seancës gjykatësi ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe kështu Atdhe Arifi është liruar nga paraburgimi kurse Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha nga arresti shtëpiak.

Atyre u është zëvendësuar kjo masë me paraqitje në polici. Seanca do të vazhdojë me 25 gusht.

Sot ka dëshmuar shitësi i motoçikletës, i cili siç ka shkruar deputeti i VV-së Dardan Molliqaj, nuk i kujtohen personat që e kanë blerë atë nga ai dhe nuk e identifikoi asnjërin nga aktivistët si blerës.

“Kjo tregon se deklaratat e mëhershme ishin të montuara politikisht ashtu siç është i montuar komplet ky rast. Mbajtja e mëtutjeshme në burgje dhe në arrest shtëpiak e Adeas, Egzonit, Frashërit dhe Atdheut përbën një prej shkeljeve më të rënda të drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi akuzohen se kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, gushtin e vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme