Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës për Badocin ka mbyllur punimet me dy rekomandime. E para që Komuna të anulojë kushtet mjedisore të lëshuara, të fillojnë procedurat që zona rreth Badocit që është e pambrojtur të bashkohet me parkun e gërmisë. Dhe rekomandimi i dytë që të merret vendimi për pezullim të planit zhvillimor për zonën e Badocit, raporton Ekonomia Online.
Dy rekomandimet e para u votuan me 27 vpta për, 2 kundër dhe 1 abstenim
Pika e tretë për të pezulluar planin zhvillimor për Badocin, 24 për, 1kundër dhe 2 abstenime.
Por paraprakisht u zhvillua një debat i ashpër ndërmjet asambleistëve të partive pjesëmarrëse në Kuvendin Komunal.
Leutrim Retkoceri nga PDK-ja, parti kjo që inicioi seancën e jashtëzakonshme ka prezantuar vendimin e harmonizuar me grupet parlamentare.
“Në dakordim të plotë mentë gjitha grupet në kuvendin e pro, kemi marr qëndrim që të keni 2 rekomandime dhe një venim. Një kërkesë që komuna në bazë të akteve të anulojë kushtet mjedisore të lëshuara. 2 të fillojë procedurat rreth liqenit të Badocit që nuk është e mbrojtur të bashkohet me parkun e gërmisë. Propozimi për vendim- kkp të merr vendim me pezullua planin zhvillimor komunal për atë tjerë, për mbrojtjen në pjesën e badocit deri në nxjerrjen e dokumenteve të reja”, tha ai.
Nol Nushi nga PS-ja tha se janë dakord që t’i votojnë këto rekomandime, por kjo nuk do ta ndalojѱ ndërtimin në Badoc.
“Të gjithë asamblistët aty u dakorduam që jemi t’u e qit një pikë që na ndjek ligji. Vendimi që me e pezullua planin zhvillimor në atë pjesë nuk e ndalon ndërtimin, me vetëdije të plotë e di që nuk ka me ndal ndërtimin”, tha ai.
Kryetari Shpend Ahmeti tha se këto propozime janë politike, dhe këto rekomandime nuk ndalojnë ndërtimet në Badoc.
“Nëse doni me marr vendim politik pa kurrfarë mase ligjore, të parën do ta parim parasysh, pika 2 thotë të shpallet peizazh zona rreth Badocit. Po doni me u bë ma ekspertë se krejt qe 20 vjet. Jeni t’u dashtë me marr vendim pa e ditë sa zona janë. S’mundeni me ndalu legjislacionin që është në fuqi. Ka mënyra tjera ligjore, jeni t’u bë një vendim politik por jeni t’u na lënë ne në dorë nuk mundeni me ndalua. Njerëzit kanë të drejta, kanë prona, mos bëni kësi gabime”, tha ai.
Asambleistja e LDK-së, Vlora Dumoshi akuzoi Ahmetin se po ka dëshirë të ndërtohet lagjja në Badoc.
“Këtu po e shoh që këtu ka disponim me u ndërtua ajo lagje. Procedoje kryeses le të kryhet kjo çështje me vendim”, tha ajo.
Shpend Ahmeti iu përgjigj duke thënë që shpreson që të bëhet qeveria dhe që partia e Vlora Dumoshit t’i ndryshojë këto ligje.
“Shfrytëzoj rastin që të uroj të bëhet qeveria dhe të i ndryshoni këto ligje. Me pikën e tretë jenë në kundërshtim me vendimet e juaja të marra më herët”, tha ai.
Halim Halimi nga LDK-ja pyeti drejtorin e Urbanizmit se pse ka heshtur ndaj këtij problemi.
“Ku ke qenë drejtor i urbanizmit që s’na ke thirr por keni heshtur e tash u bë problemi”, tha ai.
Vala Peshku nga PSD-ja tha se këto rekomandime janë kundër qytetarëve të Prishtinës.
“Duhet me na ardh marre prej vetes çka po qesim në votim, nëse duam me ju qit qytetarëve e bëjmë por nuk jena duke bë asgjë, kjo sot ëhstë fars nuk është sinqeritet për Badocin”, tha ai.
Sami Boroci nga AKR-ja tha se këto rekomandime nuk kanë efekte juridik. Ai tha se pavarësisht kësaj do të votojë pro.
“Nëse po votojmë diçka që nuk ka efekte juridike, pse po e votojmë këtë. Unë personalisht do ta votoj edhe pse e di që nuk prodhon kurrfarë efekti”
Ardian Olluri, drejtor i Urbanizmit tha se do të dëshironte që një ankesë tëe bëhet në Ministrinë e Mjedisit, por që nuk do të mund të shfuqizohet akti administrativ.
“Si drejtor i urbanizimit, kisha me qenë shumë i lumtur nëse e shoh një ankesë në ministri të Mjedisit, por nuk mundemi me i shfuqizua aktin administrativ”, tha ai.
Ndërtimi i lagjes nga një ndërtues në Badoc ka ngjallur reagim mbarë qytetarë, i cili po shihet si shumë i dëmshëm për mjedisin, por që do të ndikojë edhe në cilësinë e ujit.