Seanca për demarkacionin mund të vazhdojë në orën 17

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 13:40 | Nga

Seanca e Kuvendit të Kosovës që momentalisht është ndërprerë, mund të vazhdojë në orën 17:00.

Megjithatë, kjo nuk është zyrtare, por sipas asaj që merr vesh Klan Kosova, gjasat janë të mëdha që seanca të mbahet në këtë orë për shkak edhe të vizitës së delegacionit të lartë të Bashkimit Evropian.

Në Kosovë pritet të arrijë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker që do të zhvillojë takime me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Bashkë me të në Prishtinë do të qëndrojë edhe Komisionari për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, si dhe shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është në pauzë, pasi LDK-ja kërkoi që Komisioni i Punëve të Jashtme të ndryshojë tekstin e nenit 3 të marrëveshjes duke u bazuar në marrëveshjen e arritur paraprakisht mes partive shqiptare, përjashtuar Vetëvendosjen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme