Sefaj: Kursyem rreth 650 mijë euro nga pasaportat

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 11:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme (MBP) Flamur Sefaj, në seancën e Kuvendit ka folur për çështjen e pasaportave.

Ai tha se për problemin e pasaportave ka qenë i autorizuar që ta mbyll çështjen pasi që ka pasur një kosto shumë të lartë, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria i ka ndarë 5 milionë për të trajtuar çështjen me kompaninë dhe pas punës së gjatë që ka zgjatur dy ditë nga 12 orë kemi arritur që të paguajme 4 milionë e 950 euro. I kemi kursyer diku 650 mijë euro. Rasti është mbyll, janë kursyer mjete dhe janë zhbllokuar mjetet prej 15 milionë eurove”, ka thënë Sefaj.

Ministri  Sefaj ka folur edhe për rastin e fundit që ka ndodhur në inspektoriatin e Policisë se Kosovës. Ai ka thënë se ka qenë vendim i tij që ta suspendojë nga puna kryeshefin e inspektoriatit dhe se problemet me të cilat ai ballafaqohet ekzistojnë me vite të tëra në këtë digaster.

“…nuk do të ketë spektakël gjatë udhëheqjes sime në këtë ministri. Kur unë kërkoja që të anulohet konkursi në inspektoriat disa institucione erdhën tek unë dhe më thonin se kjo nuk është e ligjshme”, tha ministri Sefaj.

 

Të ngjashme