Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, bënë të ditur se gjatë kohës së fundit kanë ndodhur edhe suspendime të stafit për arsye të mungesave të kujdestarëve gjatë detyrës së tyre të kujdestarisë.
“Profesionalizmi është i mirëseardhur. Nëse dikush e arsyeton mungesën gjatë kujdestarisë ajo nuk komentohet. Në kujdestari është e patolerueshme që të ketë mungesa, qoftë edhe 1 minutë”.
“Një mjek apo infermier që kujdestaron gjatë të shtunës merr 170 euro për kujdestari”.
“Stafi të ofrojë shërbime që krejt kjo të bëhet për të mirën e pacientit. Të gjithë ne mund të jemi pacient”.
“Suspendimet që kanë ndodhë, nuk merren asnjë masë që të lëndojë individin por në të mirë të institucionit dhe krijimit sa më të madh të sigurisë për pacientin”.
“Vendimet e tilla merren gjithmonë konform legjislaturës në fuqi”.
Ai ka përmendur se janë bërë investime si në materiale ashtu edhe në staf që gjendja e pacientëve të jetë sa më e mirë.
“Po bëjmë investime duke llogaritur infrastrukturën, mjete mjekësore, rritje të pagave. Motivimi dhe puna që po bëhet në shëndetësi, po mundohemi që qendra të jetë pacienti, që ai të ketë qasje sa më të lehtë dhe sa më të mirë”.
“Sistemi kardio vaskular nga shkurti punon 24 orë dhe kjo ka ndiku që të kursehet buxheti, por edhe xhepi i pacientit. Me këtë shërbim e kemi ngrit në atë nivel që është e lehtë edhe për familjarë”.
“Janë ble pajisje të reja, është ndërru infrastruktura, janë shtu stafi, janë punësu 180 infermierë, 80 mjekë specialistë”.
Ndërsa, ka shtuar se sistemi i digjitalizimit ka lehtësuar punën e tyre, ashtu që do të jetë e lehtë sipas tij që të mbikëqyret edhe puna e stafit.
“E kemi fut edhe sistemin e digjitalizimit, ku pacientët kanë qasje më të lehtë”.
“Digjitalizimi e ka lehtësu për shkak se merren të dhënat dhe e kemi më të lehtë të monitorojmë më lehtë punët”.
“Në të ardhmen institucioni duhet të jetë në nivel kontrollimi, monitorimi të punës”.
“Kërkush mos me lujtë rolin e viktimës. Nuk është qëllimi të krijohet frikë në staf. Qëllimi është të krijohet rregull dhe jo anarki”.
Alban Janova, kryetar i Komisioni disiplinor, ka sqaruar rastin e mjekut dhe profesorit universitar Sami Salihu.
“Drejtori ka të drejtë të inspektojë. Është kompetencë e tij. Mjekët e suspenduar nuk i ka gjetë në punë ka të drejtë që t’i largojë nga puna për një kohë. Të gjithë të suspenduarit e kanë pranuar para komisionit se në atë kohë nuk kanë qenë në kujdestari. Nuk ka arsye që ai mjek të largohet për një orë gjatë kujdestarisë dhe t’i lë pacientët pa ndihmë mjekësore”.
“Sami Salihu, ka pasur aksident dhe ka qenë në pushim mjekësorë. Më 2 maj 2017 është lajmëru që mund të dalë në punë dhe prej atëherë deri kur kanë hy kartelat në përdorim, vetëm dy herë janë përdorur nga ai. Dmth për katër muaj vetëm dy herë ka qenë në punë. Ndërsa, nuk ka bashkëpunuar as me komisionin disiplinor”.
Në një konferencë për medie u bë e ditur se Spitali i kardiokirurgjisë për fëmijë, në më pak se 18 muaj do të jetë i përdorshëm për operim të fëmijëve.