Sejdiu kontrollon pacientët vetë, kardiologët në gjykatë për rastin “Stenta 2”

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 10:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka veshur mantelin e bardhë dhe ka nisur ditën e punës në Ambulancën e Kardiologjisë në QKUK, për t’i dhënë shërbime pacientëve, në mungesë të mjekëve të akuzuar në rastin Stenta 2, ndaj të cilëve mbahet sot seanca gjyqësore e radhës.

Mbi 40 mjekë të spitaleve publike, shumica prej tyre kardiolog që punojnë QKUK, po përballen tash e dy vjet me drejtësinë, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Drejtori Sejdiu ka shprehur dëshirën që të kontrollojë pacientet vetë, me qëllim që ata të mos kthehen prapa dhe të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Po shihni që është një numër i madh i pacientëve. Drejtori i Kardiologjisë, i cili ka planifikuar mjekët, më është ankuar të premten se e hëna do të jetë më problematike, për shkak se një numër i madh i kardiologëve do të jenë në seancë gjyqësore”.

“Kam parë që një numër i madh i pacientëve është duke pritur dhe kam shprehur dëshirën që të jap kontributin tim, të kontrolloj pacientët, në mënyrë që mos të kthehen. Për mua nuk është një gjë e madhe, krahas punëve që i kam si drejtor, të jap kontribut edhe këtu, në ambulancën specialistike”, ka thënë Sejdiu.

Të ngjashme