Sejdiu: Skemat e ndërtuara deri tani u bënë nga presionet publike, pa skemë të mbrojtjes nuk ka zhvillim ekonomik e mirëqenie

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Shefi Grupit Parlamentar i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se deri tani në Kosovë skemat e ndërtuara sociale janë ndërtuar si shkak i presioneve politike të momenteve të caktuara.

Sejdiu në Info Magazine ka deklaruar se ajo që ka më së shumti rëndësi në këtë çështje është skema e mbrojtjes pasi pa të nuk ka as zhvillim ekonomik të vendit, njofton Klan Kosova.

”Ajo çka kemi parë është se skemat e ndërtuara deri më tani janë të ndërtuara në bazë të presioneve publike të momenteve të caktuara dhe kemi përfunduara në 8 ligje për një temë të thjeshtë për sigurime pensionale invalidore”.

”Nëse nuk japim poena pozitiv për ata që punojnë e flasin veç për të këqija krijohet një përshtypje që askush nuk interesohet për jetën e qytetarit. Ministria kanë punuar në një koncept dokument që trajton çështjet e pensionit dhe sistemit pensional invalidor”.

”Kemi kërkuar një nga kushtet ishte që të ndërtohet një Komision Parlamentar. Dy subjektet opozitare, nuk janë në komision, po shtyjë përpara programin që e kam nisur vet nga Lëvizja Vetëvendosje”.

”Çka kemi parë deri tani është një trajtim ad hock i të gjitha skemave sociale. Ajo çfarë është me rëndësi dhe duhet me thanë për secilin ekonomist, pa skemë të mbrojtjes nuk ka zhvillim ekonomik e mirëqenie”.

”Kontributet shtesë duhet të shkojnë vetëm në sigurim të pensionit invalidor. Skemat e mbrojtjes sociale pensionale të bëhen nga një sfond i ri. Ka ardhur koha për një orientim që është edhe ideologjik. Propozoj që të bëhen bashkë të majtit dhe të flasin në terma të tilla”.

”Si shoqëri e kemi plot paragjykim për shkak të situatave që kemi jetuar. Çka nuk po trajtojmë në skemën e pensioneve nuk është gjenerata e viteve ’90-ta por gjenerata jonë”.

”Puna jonë duhet të jetë që të ndërtojmë një skemë pensionale që ka parasysh edhe gjeneratat e reja, apo atyre që tash kanë filluar karrierën e tyre. Ne kemi kontributet më të vogla në rajon dhe në botë. S’kemi asnjë kontribut pensional në Kosovë përveç atij 5%”.

Të ngjashme