Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, iu ka drejtuar aktivistëve që po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke iu thënë se po fillojnë protestat deri në ndaljen e demarkacionit që i fal tokat tona Malit të Zi.
Sejdiu u ka thënë aktivistëve që ta ndalin rrugën që po i shpie kjo Qeveri.
“Pas një vitit argumentesh e rezistence dje edhe shkencërisht u vërtetua se Komisioni ka mashtruar qytetarët dhe është vërtetuar që demarkacioni i fal Malit të Zi 8 200 hektarë. Ky demarkacion duhet të ndalet, jemi këtu të fillojmë protestat deri në ndaljen e kësaj marrëveshje”, tha ai.
Ai shtoi se nuk janë kundër fqinjësisë, por janë kundër marrëveshjes e cila u faktua dhe se është mashtrim. Nënkryetari i Vetëvendosjes tha se do të qëndrojnë para Kuvendit deri sa të binden se kjo marrëveshje nuk do të votohet.