Sekretari i Organizatës së Doganave për herë të parë në Kosovë: Dogana ka bërë progres në plotësimin e standardeve ndërkombëtare

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 10:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekurat Murati e ka pritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Murati e quajti këtë ditë historike, ngase kjo është vizita e parë e Kunio Mikuriya në Kosovë.

Murati më pas tregoi se Sekretarin e njoftoi për zhvillimet në Doganë, posaçërisht për rritjen e të hyra e luftimin e kontrabandës.

“Kjo është vizitë historike, është hera e parë që sekretari është në Kosovë. Biseduam për shumë tema të rëndësishme për përmirësimin e Doganave. Ne jemi anëtare të kësaj organizate që nga viti 2017”.

“E njoftova Sidomos në rritjen e inkasimit të të hyrat si dhe luftën kundër kontrabandës në gjithë territorin e vendi dhe rritjen e eksporteve, edhe për reformat që po bëjmë me direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe proceset e tjera. Edhe për hapat për kthimin e terminale në pronësi të shtetit”.

Përderisa sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya, tha se Dogana e Kosovës ka bërë progres në plotësimin e standardeve ndërkombëtare, duke u shprehur i lumtur që është në Kosovë.

Por sipas tij, është me rëndësi që të punohet në trajnim të stafi e teknologji, raporton EO.

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë vend të dhe jam shumë i lumtur me pritjen që më është bërë. Ne po montojmë progresin, sepse qëllim është bashkëpunimi. Dogana e Kosovë ka bërë progres në plotësimin e standarde ndërkombëtare, duke përdorur edhe teknologjinë”.

“Është me rëndësi që të vazhdohet me reformat, edhe që njerëzit të trajnohen për standarde dhe përdorim të teknologjisë. Shumë ekonomi varen nga Dogana, dhe eshët me rëndësi që ekonomia e Kosovës të ec bashkë me ekonomitë globale”.

Të ngjashme