Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli i cili është edhe zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka komentuar dorëheqjen e Visar Imerit, duke e cilësuar si betejën e parë të fituar nga Kurti i cili “bleu ndjenjat e shumicës së anëtarësisë nëpërmjet burgosjes dhe vetsakrifikimit”.
Cakolli në rrjetin social thekson se “planifikuesit e shkarkimit të kreut të Klanit M, sot u dorëzuan. Klani M, fitoi betejën e parë!”
Postimi i plotë i Bujar Cakollit në facebook:
Në këtë gjendje, planifikuesit e shkarkimit të kreut të Klanit M, sot u dorëzuan. Klani M, fitoi betejën e parë!
Vlerat e Klanit A dhe Klanit M, janë të njëjta. Demagogji, shantazh e popullizëm shterpë, me shumë M brenda dy klaneve. Vendit, deri më tash i kanë bërë dëm, tash, po shpresoj se do të jenë ma të pafuqishëm, megjithëse M, është tepër i madh dhe do t’i vije era edhe shumë kohë!”